BallinaLAJMEMaqedoniMickoski pret përgjegjësi morale nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilëve iu...

Mickoski pret përgjegjësi morale nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilëve iu votua mosbesimi

Kryeministri Hristijan Mickoski pret përgjegjësi morale nga pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilëve dje iu votua mosbesimi nga Kuvendi. Mickoski, siç deklaroi sot, pret që ata të largohen nga pozitat e tyre, pasi siç tha ai nuk e kanë kredibilitetin për të qenë në ato pozita.

“Unë pres përgjegjësinë e tyre morale dhe të braktisin pozitat që i kanë zënë, sepse nuk kanë kredibilitet të jenë në ato vende”, tha Mickoski, i cili sot ishte në vënien e gurthemelit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”.

Lidhur me zgjedhjen e prokurorit të ri publik, kryeministri shtoi se ende nuk është menduar.

Deputetët dje në seancën e Kuvendit votuan mosbesim për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor – Tanja Çaçarova Ilievska, Milazim Mustafa, Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi dhe Vesna Dameva, të zgjedhura nga Kuvendi.

Nisma për interpelancë, e dorëzuar më 7 shkurt, u mbështet nga 67 deputetë të shumicës qeverisëse, por për largimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga pozita do të duhet të vendosin vetë, siç e kërkon edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor.

Lajme te lidhura

spot_img