Kryeministri Mickoski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, që nga dje ndodhen për një vizitë dyditore pune në Bruksel….
Në fokus janë integrimet evropiane të Maqedonisë. Sipas raportit për progresin e vendit në rrugën evropiane, të cilin Komisioni Evropian pritet ta publikojë zyrtarisht sot, Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në agjendën reformuese, gjë që dëshmohet edhe me shlyerjen e dy kësteve të mjeteve financiare në kuadër të planit për zhvillim të Ballkanit Perëndimor.



