BallinaLAJMEMaqedoniMexhiti: Punësuam mbi 2 mijë shqiptarë, tani po sjellim Ligjin për përfaqësim...

Mexhiti: Punësuam mbi 2 mijë shqiptarë, tani po sjellim Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është realizuar premtimi për punësimin e mbi 2 mijë shqiptarëve në administratën shtetërore, pavarësisht kundërshtimeve që, sipas tij, kanë ardhur nga ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Në një intervistë për Alsat, Mexhiti foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke vlerësuar se pas 22 vitesh po sillet një zgjidhje ligjore që zëvendëson mekanizmin e deritanishëm të njohur si balancues.

“Për herë të parë, pas kaq vitesh, po e bëjmë atë që e kërkon BE-ja, që ky parim kushtetues të shndërrohet në zgjidhje ligjore”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se ligji paraqet një avancim në përputhje me standardet evropiane dhe me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ky është avancim në frymën e kësaj që kërkon BE, pasi është dasht të sillet në vitin 2004 sepse është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit, është momenti i fundit për ta sjellë. Për herë të parë do të jetë kategori ligjore, do të merret qeveria e Maqedonisë së Veriut, siç ishte me veglën si balancuesi, por do të jetë obligim ligjor ku zëvendëskryeministri i parë përveç që do të mbikëqyr dhe koordinojë procesin, do të kërkojë jo vetëm përfaqësim adekuat kuantitativ po edhe kualitativ”, tha Mexhiti.

Sipas tij, zgjidhja e re synon ta vendosë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në një bazë të qëndrueshme ligjore, duke garantuar zbatim institucional dhe mbikëqyrje më të madhe të procesit.(INA)

Lajme te lidhura

spot_img