BallinaLAJMEMaqedoniLSDM: Politika e jashtme është dështim, Maqedonia e Veriut e bllokuar nga...

LSDM: Politika e jashtme është dështim, Maqedonia e Veriut e bllokuar nga Mucunski

Në vend të pozicioneve më të mira siç ishte premtuar, pas një viti qeverisjeje të OBRM-PDUKM-së, Maqedonia e Veriut është bllokuar, me një pozicion shumë më të keq, të përkeqësuar në planin ndërkombëtar, vlerësojnë nga LSDM.

Sipas partisë opozitare, në vend të progresit dhe krenarisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, solli turp dhe poshtërim.

“Ajo që për fat të keq e dëshmojmë në periudhën e fundit është ajo që paralajmërohet si turp më i madh në historinë më të re, e ajo është kërcënimi për fshierjen e gjuhës maqedonase, apo fshierjen e identitetit maqedonas në Parlamentin Evropian. Vetëm për 365 ditë kishin sukses ta rrezikojnë që aq me aq mund arritëm ta çimentojmë atë njëherë e përgjithmonë, e ai është identiteti ynë. LSDM siguroi gjuha të jetë e shkruar në kornizën negociuese, LSDM arriti që të nënshkruhet marrëveshje me Frontex, pa fusnota apo shtesa që jemi mësuar ti shohim” – tha Andrej Zhernovski nga LSDM.

LSDMLSDM është parti që në Maqedoni udhëheq pushtetin. Nga data 1 qershor 2017, së bashku me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, LSDM e formoi qeverinë reformuese. Partia dhe qeverisja e LSDM-së udhëhiqet nga Zoran Zaev. Më parë LSDM njihej edhe si partia që publikoi përgjimet e bëra nga pushteti i atëhershëm, që njihen si ”bombat e LSDM-së”. LSDM në grupin parlamentar ka edhe dy deputetë shqiptarë, dhe ka ndarë një resor në ministri për kuadër shqiptar. Si kurrë më parë, kjo parti fitoi një numër rekord votash në taborin e shqiptarëve.

Lajme te lidhura

spot_img