Sot, Gjykata Penale konfirmoi zyrtarisht se Katica Janevës i është dhënë lirim me kusht nga burgu, akuzojnë nga LSDM.
“Lirimi fillon më 21 dhjetor 2025 dhe zgjat deri më 21 gusht 2026. Nga dënimi total me burg prej 7 vitesh, lejohet lirim me kusht prej 8 muajsh.
Akuzat penale dhe përndjekja politike, lajmet e rreme dhe manipulimet, sulmet ndaj medias dhe zbatimi i skenarit serb në Maqedoni nuk janë më të mjaftueshme. Qeveria po humbet kontrollin dhe për këtë arsye duhet të intensifikojë sulmet.
Si? Sipas recetave të njohura serbe.
Njësoj si rasti me Dijana Hrkaloviq në Serbi. Strategji mediatike copy-paste, me të njëjtat metoda, të njëjtat narrativa dhe të njëjtin qëllim: të shpërqendrohet nga problemet thelbësore dhe të sulmohet opozita”, thonë nga LSDM.



