BallinaLAJMELëshohet në përdorim qendra e rindërtuar sportive në Dobroshtë, Komuna e Tearcës

Lëshohet në përdorim qendra e rindërtuar sportive në Dobroshtë, Komuna e Tearcës

Ministri i Sportit, Borko Ristovski së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Daut Memishi, sot e kanë lëshuar në përdorim qendrën sportive plotësisht të rindërtuar në fshatin Dobroshtë, informojnë nga Ministria.

Në kuadër të kompkeksit sportiv është ndërtuar: fushë e futbollit, fushë basketbolli me dysheme polipropileni dhe një kënd lojërash për fëmijë të pajisur me pajisje të përshtatshme.

“Me këtë investim infrastrukturor nga Ministria e Sportit, banorët e Dobroshtes dhe vendbanimeve përreth dhe veçanërisht të rinjtë, kanë marrë një hapësirë ​​moderne, të sigurt dhe funksionale për sport dhe rekreacion. Qëllimi dhe angazhimi ynë është të sigurojmë kushte për sport dhe një jetë të shëndetshme në çdo komunë, sepse sporti duhet të jetë i arritshëm për të gjithë. Ne vazhdojmë të zbatojmë projekte që promovojnë sportin dhe përmirësojnë infrastrukturën në të gjithë vendin”, tha ministri Ristovski.

Ky projekt është pjesë e programit të Ministrisë së Sportit për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës sportive dhe shpërndarjes së barabartë të investimeve në mbarë vendin.

Lajme te lidhura

spot_img