BallinaLAJMEMaqedoniKëshilltarët shqiptarë lëshojnë seancën në Butel: Kundërshtojnë mbylljen e paraleles shqipe në...

Këshilltarët shqiptarë lëshojnë seancën në Butel: Kundërshtojnë mbylljen e paraleles shqipe në shkollën “Penko”

Seanca e sotme e Këshillit të Komunës së Butelit është bojkotuar nga këshilltarët shqiptarë të koalicionit VLEN dhe AKI-së, në shenjë proteste ndaj vendimit për mbylljen e paraleles në gjuhën shqipe pranë shkollës fillore “Petar Zdravkovski – Penko”.
Këshilltarët lëshuan sallën pasi propozim-pika e tyre për të parandaluar mbylljen e kësaj paraleleje u rrëzua përmes mbivotimit. Ata theksuan se ekziston bazë e plotë ligjore që nxënësit që banojnë në afërsi të shkollës të regjistrohen aty, pavarësisht se administrativisht i përkasin Komunës së Çairit.
  • Armend Murseli (AKI): U shpreh se kryetari i komunës po refuzon të respektojë kuadrin ligjor për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
  • Linkest Lumani (AKI): Sqaroi se pas përgatitjes së propozimit për ta përfshirë mbrojtjen e paraleles në rendin e ditës, përgjigjja e shumicës administrative me mbivotim e konsideroi mbylljen si “akt të kryer”.
  • Albesa Ramani (VLEN): Hodhi poshtë me vendosmëri pretendimet se këshilltarët shqiptarë kanë mbështetur këtë masa, duke konfirmuar se po bashkëpunohet ngushtë me Zëvendësministrin e Arsimit për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Lajme te lidhura

spot_img