Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka komentuar zërat për një dalje të mundshme të Arben Taravarit nga koalicioni shqiptar VLEN. Në një intervistë në televizionin Koha, në emisionin ON TIME, Kasami ka qenë i prerë në deklaratën e tij, duke theksuar se largimi eventual i Taravarit nuk do të kishte ndonjë peshë reale.
Deklarata e tij vjen në një kohë të tensionuar politike, kur spekulimet për çarje brenda VLEN-it janë shtuar, veçanërisht pas kontakteve të përfolura të Arben Taravarit me partnerë politikë jashtë këtij koalicioni.
Bilall Kasami përmes kësaj deklarate duket se i ka dërguar një mesazh të qartë Taravarit dhe opinionit publik, duke bërë të ditur qëndrimin e tij se forca reale qëndron në bashkimin e VLEN-it, dhe jo në individë që, sipas tij, pa këtë bashkim nuk kanë peshë politike.



