BallinaLAJMEMaqedoniKasami e Mexhiti: Së shpejti, provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

Kasami e Mexhiti: Së shpejti, provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

Në prag të protestës së studentëve shqiptarë me kërkesë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë shkruar në profilet e tyre në Facebook se së shpejti kjo kërkesë do të plotësohet. Ata nuk saktësojnë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por thonë se do të ketë lajme të mira.

“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar shkurt Kasami.

Të njëjtin mesazh e ka shkruar edhe bashkëkryetari tjetër i VLEN, Izet Mexhiti:

“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar Mexhiti.

Lajme te lidhura

spot_img