Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot në zyrën e saj priti sekretarin e dytë të ambasadës së Katarit në Shkup, Saeed Al-Samikh me të cilin diskutuan rreth projekteve aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, shkruan Top24
Zekolli po ashtu falenderoi sekretarin Saeed Al-Samikh, për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Katarit sidhe për angazhimin e tij për thellimin dhe forcimin e raportve mes dy vendeve.



