BallinaLAJMEMaqedoni“Janari në festën e filmit shqiptar” vazhdon me filmat në Dibrën e...

“Janari në festën e filmit shqiptar” vazhdon me filmat në Dibrën e Madhe

Aktiviteti “Janari në festën e filmit shqiptar” pas Pragës në Çeki, vazhdon në Dibrën e Madhe në Maqedoni të Veriut. Në vijim të këtij aktiviteti nga data 23 deri më 25 janar do të shfaqen filma të ndryshëm shqiptarë. Me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë shtëpia kinematografike “Production Cinemania” organizon aktivitetin kinematografik “Janari në festën e filmit shqiptar” përgjatë këtij muaji të parë të vitit 2025. Për këtë aktivitet, që nisi këtë muaj të parë të vitit dhe ka dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë më herët producenti Skënder Jaçe tregoi se kanë bërë një përzgjedhje të disa prej titujve më të mirë të filmave, si filmi “Kapedani”, “Gjeneral Gramafoni”, etj, pjesë e tyre është dhe dokumentari “Lamtumirë filmi 35 mm”, si dhe “Bekim Fehmiu” që është shumë i mirëpritur në trevat shqipfolëse.

Aktiviteti “Janari në festën e filmit shqiptar” nisi nga qyteti i Gjirokastrës, ku filmat u shfaqën për publikun në kinemanë e këtij qyteti. Mes filmave që u shfaqën ishte edhe dokumentari “Bekim Fehmiu” me regji nga Valmir Tretini dhe skenar të Fahri Musliut. Ky dokumentar e ka pasur premierën në Tiranë dhe Kosovë. Filmi dokumentar për aktorin Bekim Fehmiu është shfaqur edhe në disa shtete të tjera, ku janë realizuar dhe xhirimet e tij, por u shfaq për herë të parë në Gjirokastër. Aktiviteti “Janari në festën e filmit shqiptar” vijoi në datat 10-11-12 janar në qytetin e Gjirokastrës, 17-18-19-20 janar në Pragë- Çeki dhe do të përfundojë ditët me filmat shqiptarë në Dibër të Madhe.

Lajme te lidhura

spot_img