BallinaLAJMEMaqedoniIsh-drejtoresha e “Komunalecit” të Gostivarit nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Ish-drejtoresha e “Komunalecit” të Gostivarit nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Ish-drejtoresha e “Komunalecit” të Gostivarit nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Për dy drejtuesit e tjerë të dyshuar të NP “Komunalec” në Gostivar, për momentin nuk ka ndryshim të masës së paraburgimit.

Procedura ndaj ish-drejtoreshës vazhdon në kuadër të hetimit lidhur me ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar.

Ish-drejtoresha e NP “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, nga paraburgimi kalon në arrest shtëpiak. Gjykata e Gostivarit e mori vendimin për ndryshimin e masës me kërkesë të avokatëve të saj mbrojtës dhe pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.

Procedura kundër saj vazhdon në kuadër të hetimit që lidhet me ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar.

Siç kanë deklaruar nga Gjykata e Gostivarit për disa media, Asani do ta vuajë masën në kushte shtëpiake, duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga gjykata.

Për dy drejtuesit e tjerë të dyshuar të NP “Komunalec” në Gostivar, për momentin nuk ka ndryshim të masës së paraburgimit.

Asani u arrestua më 20 korrik, së bashku me drejtuesin e Departamentit të Ujësjellësit dhe drejtorin teknik të NP “Komunalec” – Gostivar.

Një ditë më vonë, Gjykata Themelore e Gostivarit u caktoi të treve masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo masë më pas u vazhdua.

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka hapur procedurë hetimore kundër tyre. Ata dyshohen për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, të shkaktuara përmes veprimeve që kanë çuar në ndotjen e ujit të pijshëm.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit, me një materie të dëmshme, e kanë bërë të papërdorshëm ujin e pijshëm në dhomën e shkarkimit të sistemit që furnizon me ujë Komunën e Gostivarit dhe një pjesë të fshatrave përreth.

Për këtë vepër penale parashihet dënim me së paku katër vjet burg.

Lajme te lidhura

spot_img