BallinaLAJMEMaqedoniInflacioni po rritet dhe presioni mbi ekonominë po shtohet

Inflacioni po rritet dhe presioni mbi ekonominë po shtohet

Krizat globale dhe zhvillimet ushtarake, që po grumbullohen që nga viti 2008, po e forcojnë sërish presionin e inflacionit. Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, paralajmëron se pritet rritje e inflacionit, gjë që do të ndikojë në punën e të gjitha kompanive dhe sektorëve ekonomikë.

“Mund të ndodhë ndonjë skenar i paparashikueshëm; mendoj se problemet e shtyra për një kohë të gjatë me krizat në Evropë dhe në botë, që nga viti 2008 e këtej, do ta rrisin inflacionin dhe kjo me siguri do të ndikojë në punën e të gjithëve, por normalisht kjo do të jetë prioriteti i parë i një lufte që duhet patjetër të fitohet, sepse pa e fituar atë luftë profesionet tona”, deklaroi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Sipas tij, autoritetet duhet të miratojnë masa të synuara, sepse mos marrja e tyre mund ta thellojë dhe ta komplikojë më tej situatën.

“Ne duam që ajo mbështetje të shprehet drejtpërdrejt nga ana e Qeverisë; ne duam që ata të marrin një masë absolute, sepse pa eksportin një vend i vogël si i yni nuk ka asnjë shans të prodhojë dhe të shesë produkte; dhe e treta, më e rëndësishmja, është se ne kërkojmë të kemi një orientim të tillë që të kontrollohemi/verifikohemi dhe t’i ndjekim trendët botërore. Pa shitje jashtë shtetit, nuk ke nevojë të ndërtosh standarde dhe konkurrueshmëri, e pa to as që mund të shesësh produkt jashtë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Inflacioni arriti në 4,9 për qind, ndërsa sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shporta sindikale që nga fillimi i vitit është rritur për 3.300 denarë dhe madje 85 % e kësaj rritjeje i referohet ushqimeve dhe pijeve. Kështu, sipas tyre, goditja më e madhe nuk vjen nga shpenzimet dytësore, por nga produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund ta kalojë muajin./Alsat.mk.

Lajme te lidhura

spot_img