BallinaLAJMEMaqedoniFluks në pikat kufitare, pritje deri në një orë

Fluks në pikat kufitare, pritje deri në një orë

Fluks në pikat kufitare, pritje deri në një orë

Rritja e numrit të automjeteve mëngjesin e sotëm ka shkaktuar kolona në tri pika kufitare, ku udhëtarët presin rreth një orë, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikën kufitare Tabanoc pritja prej rreth një ore është për hyrje në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Bogorodicë dhe Dojran pritjet janë për dalje nga vendi drejt Greqisë. Në pikat e tjera kufitare, nga pala maqedonase, për momentin nuk ka pritje të gjata.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa intensiteti jashtë zonave urbane është mesatar. Gjendja në kufij mund të ndryshojë shpejt për shkak të sezonit turistik veror dhe rritjes së numrit të automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në gryka, lugina lumenjsh dhe ultësira, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kujdes i veçantë nevojitet në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Në aksin rrugor Kërçovë–Ohër, komunikacioni zhvillohet me devijime për shkak të punimeve ndërtimore në disa pjesë. Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe të parashikojnë kohë shtesë për udhëtim.

Lajme te lidhura

spot_img