BallinaLAJMEMaqedoniFetai: Krahasuar me 23 vite pushtet të BDI-së një vit nuk është...

Fetai: Krahasuar me 23 vite pushtet të BDI-së një vit nuk është vonesë për sjelljen e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për TVM2 tha se krahasuar me 23 vjet pritje dhe mungesë të këtij ligji, një vit nuk është shumë për sjelljen e këtij ligji deri në procedurë qeveritare. Ai shton se mungesa e këtij Ligji i ka bërë shqiptarët që tërë jetën të punojnë e të mos avancohen.

“23 vite nuk është sjellë ky Ligj ne për një viz kemi arritur deri në këtë pikë. Shqiptarët kanë qenë të përjashtuar dhe të lënë pas dore, kanë arritur në prag të pensionimit me cilësime si “pomlad sorabotnik”. Do të ketë 800 avancime e 2.500 punësime të reja për shqiptarët, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai shtoi se deri para dy muajve kanë qenë të bllokuar punësimet e shqiptarëve përshkak të sabotimit të Arben Taravarit.

“Arben Taravari përmes Blerant Ramadanit kanë sabotuar punësimin e shqiptarëve. Vetëm shihni të dhënat e fundit po ndodhë punësim masiv i shqiptarëve gjithandej”, përfundoi Fetai.

Lajme te lidhura

spot_img