Sot familjarët miq , bashkëqytetarë po i japin lamtumirën e fundit viktimave që humbën jetën nga zjarri në Koçan. Në mesin e 59 viktimave që përcillen sot, 6 janë të mitur, njoftojn nga Prokuroria.
Pas tyre shkojnë automjetet e varrimit me trupat e të vdekurve.
Të gjitha rrugët e Koçanit janë mbushur plot me njerëz që po shkojnë drejt varrezave të qytetit për t’i dhënë nderimet e fundit të të vdekurve. Ata mbajnë lule në duar, me vështrim të heshtur, me lot në sy.
Ka prani të shtuar të policisë për sigurimin e ngjarjes.
Deri më tani, gjithçka po shkon mirë, në rregull. Shumica e ekipeve të mediave janë në rrugën kryesore nga ku mund të filmonin kortezhin, por më poshtë, siç edhe bënë thirrje autoritetet, nuk ka pothuajse asnjë ekip gazetarësh pranë varrezave.



