BallinaLAJMEMaqedoniDorëhiqet Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës do të jetë Bekim Sali

Dorëhiqet Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës do të jetë Bekim Sali

Dorëhiqet Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës do të jetë Bekim Sali

Kryetari i deritanishëm i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar sonte publikisht dorëheqjen e tij të pakthyeshme nga drejtimi i partisë. Vendimi u komunikua në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës, ku Ibrahimi theksoi se ky hap është marrë si rezultat i zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN.
Sipas tij, ndonëse synimi fillestar ka qenë që të mos rikandidojë në Kongresin e ardhshëm të partisë, i paralajmëruar për mars/prill të vitit të ardhshëm, dinamika e situatës politike brenda VLEN-it ka imponuar marrjen e një vendimi më të shpejtë.
Me këtë rast, Kuvendi Qendror ka zgjedhur me mbështetje të plotë deputetin dhe zëvendëskryeministrin e parë të ardhshëm, Bekim Sali, i cili do të udhëheqë partinë deri në mbajtjen e kongresit.

“E bëra këtë hap tani, në mënyrë që vendimet për të ardhmen e Alternativës dhe të VLEN-it t’i marrë lidershipi i ri. Kjo, sipas meje, është më e drejtë politikisht dhe moralisht”, ka deklaruar Ibrahimi në njoftimin e tij.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj bashkëpunëtorëve, kolegëve të Alternativës, strukturave të VLEN-it, familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë tri dekadave të angazhimit të tij politik.

Lajme te lidhura

spot_img