BallinaLAJMEMaqedoniBashkim Hasani nga VLEN reagon ndaj Arben Taravarit: “Mbi 13 projekte për...

Bashkim Hasani nga VLEN reagon ndaj Arben Taravarit: “Mbi 13 projekte për Gostivarin, e ti merresh me një vit qeverisje?!”

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Bashkim Asani, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, i cili në një status të publikuar sot në rrjete sociale ka kritikuar qeverisjen e re, duke e cilësuar atë si një “përpjekje të dështuar”.

Asani i është përgjigjur me tone të drejtpërdrejta, duke theksuar se VLEN ka sjellë mbi 13 projekte konkrete për Gostivarin, ndërsa Taravari, në tetë vite si kryetar komune, nuk ka arritur të sigurojë as një kamion mbeturinash.

🗣️ “Mbi 13 projekte nga VLEN për Gostivarin, e ti merresh me 1 vit qeverisje?! 8 vite pushtet lokal, as një kamion mbeturinash plus nuk e sigurove. Çka me fol më shumë? 🤷‍♂️ – është shprehur Asani në reagimin e tij publik.

Reagimi i tij vjen pas komenteve të Taravarit, i cili në njëvjetorin e qeverisjes së re nga koalicioni VMRO–ZNAM–VLEN, deklaroi se “VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua shpejt në një përpjekje të dështuar”.

Lajme te lidhura

spot_img