Rruga që të çon drejt fshatit malor Gjermë, si shumë rrugë të tjera të malësisë së Tetovës, është në gjendje të mjerueshme – e shkatërruar, e pashtruar dhe pa asnjë investim konkret gjatë katër viteve të fundit.
“Rrugët malore nuk janë vetëm akses për banorët, por janë një derë e hapur për zhvillimin e turizmit malor dhe për një ndikim real në ekonominë lokale. Është koha që të gjitha fshatrat, përfshirë Gjermën, të trajtohen me dinjitet dhe të përfitojnë nga buxheti i komunës”, thekson Rexhepi.
Ai premton se me ardhjen në krye të komunës, prioritet do t’i jepet ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve rurale, duke u dhënë fund diskriminimit të zonave malore në investime publike



