BallinaLAJMEKosovëKosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, pak më...

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, pak më shumë se 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 90% të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%.

Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ka qenë 48.78%.

KQZ-ja, së shpejti, pritet të dalë edhe në konferencë për media.

Pas përfundimit të procesit të votimit, mediat në Kosovë  publikuan rezultatet e Exit Poll-eve të para.

Sipas EXIT POLL këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës 21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa  komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe u mbyllën në oren 19:00.

Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind.

Pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në vitin 2021 pjesëmarrja deri në orën 15:00 32.32 për qind.

Lajme te lidhura

spot_img