BallinaLAJMEKosovëKoci: VV duhet të ndryshojë kandidatin për të shpëtuar shtetin nga bllokada

Koci: VV duhet të ndryshojë kandidatin për të shpëtuar shtetin nga bllokada

Avokati Arianit Koci ka paraqitur disa pyetje dhe reflektime mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se për të zgjidhur bllokadën e shtetit, është e domosdoshme një ndryshim i kursit nga VV, raporton GazetaBlic.

Ai pyet nëse pajtohemi që kur VV kishte mbi 50% të votave, gjithçka ishte në rregull, ndërsa tani që nuk i ka më ato vota, për të formuar shumicën, i duhet një partner tjetër.

Koci thekson se për ndryshimin e “rregullave të lojës”, siç është mënyra e votimit, duhet pajtimi i shumicës, dhe VV nuk e ka këtë pajtim.

Ai e vë theksin gjithashtu në situatën e rënduar ekonomike, me qytetarët që po e kanë të vështirë të mbijetojnë, dhe jep mendimin se një qeveri që funksionon pa Kuvend nuk ka legjitimitetin e duhur demokratik.

Për Kocin, problemi kryesor mbetet bllokada e Kuvendit, dhe ai sugjeron që hapi i parë duhet të jetë ndërrimi i kandidatit nga VV, për të hapur rrugën për formimin e Kuvendit.

Lajme te lidhura

spot_img