BallinaLAJMEKosovëDështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe përpjekja e 36-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Qe 27 herë me radhë seanca po dështon te pika e njëjtë, që është formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ky komision ka dështuar të formohet në mungesë të votave.

Të hënën në sallë kanë qenë 99 deputetë, për formimin e komisionit kanë votuar 53 deputetë, kundër një dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.

Sërish, përfaqësues të dy taborëve politikë përgjegjësinë për dështimin ia kanë hedhur njëri-tjetri.

Seanca konstituive ka filluar më 15 prill dhe nga atëherë deputetët janë mbledhur çdo 48-orë në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës. Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën prej orës 11:00.

Lajme te lidhura

spot_img