BallinaLAJMEKosovëDarka BE-Ballkani Perëndimor para Samitit në Tiranë, edhe aty Kosova përfaqësohet nga...

Darka BE-Ballkani Perëndimor para Samitit në Tiranë, edhe aty Kosova përfaqësohet nga Osmani

Liderë nga Europa më 16 maj do të jenë në Tiranë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Por, një natë më parë, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të shtrojë darkë për liderët e BE-së dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku prezente do të jetë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Nga Kosova në këtë darkë do të jetë presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu, në darkë e ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka theksuar se do të mbërrijë të enjten në kryeqytetin shqiptar.

Edhe nikoqiri i këtij samiti, Edi Rama, darkën e ka paralajmëruar disa ditë më parë.

“Ndërkohë që kemi filluar paralelisht përgatitjet për samitin e madh të të gjithë Komunitetit Politik Europian në Shqipëri në 16 maj, para samitit, BE dhe Këshilli Europian, të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në datën 15 maj për një darkë pune me mua dhe liderët e tjerë të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Rama.

Lajme te lidhura

spot_img