BallinaLAJMELiderët evropianë do të mbajnë një samit urgjent për Ukrainën, teksa Trump...

Liderët evropianë do të mbajnë një samit urgjent për Ukrainën, teksa Trump dhe Putin përgatiten për bisedimet e paqes

Liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris javën e ardhshme për një takim urgjent për luftën në Ukrainë, pasi rritjes së shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do ta lënë Evropën jashtë tryezës së bisedimeve për paqe me Rusinë, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer – i cili pritet të marrë pjesë në takimin e Parisit – tha se “ky është një moment i rrallë në historinë e sigurisë sonë” dhe se tanimë është e qartë se Evropa duhet të ketë rol më të madh në NATO.

Ky takim pritet të mbahet pasi i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha se liderët evropianë do të konsultohen por nuk do të marrin pjesë në bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme të shtunën.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë – përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme Steve Witkoff – do të takohen me negociatorët rusë në ditët në vazhdim në Arabinë Saudite.

Një zyrtar ukrainas i tha Politicos se kjo e ka zënë në befasi Kievin dhe se deri më tani nuk ka plane për të dërguar një delegacion në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, në Konferencën e Sigurisë në Munih, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të bëjë “propozime të mira” për garantimin e paqes në Ukrainë, nëse dëshiron të përfshihet në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja.

Lajme te lidhura

spot_img