BallinaLAJMEBOTAKina filloi stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Kina filloi stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Pekini filloi stërvitje ushtarake të përmasave të mëdha rreth ishullit të Tajvanit, lajmëroi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Sinhua, duke iu referuar ushtrisë kineze.

Nën emrin kodues “Misioni Drejtësi 2025” (Justice Mission 2025), stërvitjet kryhen në zonat detare dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit. Këto janë stërvitje e para të mëdha ushtarake në afërsi të Tajvanit nga prilli i vitit të kaluar.

Sipas mediumeve shtetërore, fokusi është vënë në patrulla për gatishmëri luftarake, arritje të superioritetit gjithpërfshirës dhe bllokim të porteve dhe rajoneve kyçe.

Zëdhënësi ushtarak, Shi Ji, i përshkroi stërvitjet si paralajmërim drejt forcave separatiste për “pavarësi të Tajvanit” dhe deri te përzierja e jashtme, transmetoi Sinhua. Shi deklaroi se stërvitjet janë masë legjitime dhe e domosdoshme për mbrojtje të sovranitetit kinez dhe unitetit nacional.

Në deklaratë të posaçme, Ushtria popullore çlirimtare e Kinës paralajmëroi edhe se do të mbajë stërvitje me armë zjarri në pesë zona të caktuara rreth Tajvanit duke filluar nga e marta, duke i këshilluar anijet dhe aeroplanët të cilët nuk janë të kyçur në stërvitje t’i evitojnë ato rajone.

Kumtimi pason pas tensioneve të ripërtërira me SHBA-në, pasi që Uashingtoni paralajmëroi pako rekorde armatim për Tajvanin në vlerë prej 11,1 miliardë dollarëve.

Forcat kineze zbatojnë stërvitje me anije dhe aeroplanë ushtarakë në rajon pothuajse çdo ditë. Pekini e konsideron këtë  shtet ishullor për një pjesë të territorit të vet dhe synon ta lërë Tajvanin nën kontrollin e vet – nëse nevojitet, dhe me mjete ushtarake, përkujtoi DPA.

Tajvani i dënon ashpër aktivitetet ushtarake kineze.

“Procedurat e Kinës jo vetëm që brutalisht i minojnë sigurinë ekzistuese dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit dhe rajonin indo-paqësor, por paraqesin edhe sfidë të hapur për të drejtën ndërkombëtare dhe rendin ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësja e kabinetit presidencial të Tajvanit, Karen Kuo.

Kuo shtoi se forcat e armatosura të Tajvanit dhe autoritetet e sigurisë bënë përgatitje themelore për situatën dhe se tërësisht i ndjekin të gjitha ngjarjet.

Lajme te lidhura

spot_img