BallinaLAJMEJep dorëheqje kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski

Jep dorëheqje kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, sot ka dhënë dorëheqje.

Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor të vitit 2018.

Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për dorëheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj Bislimovskit, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe të autorizimeve zyrtare.

Lajme te lidhura

spot_img