BallinaLAJMEBOTAIrani paralajmëron në "pasoja të rrezikshme" nga hapat amerikane në Gjirin Persik

Irani paralajmëron në “pasoja të rrezikshme” nga hapat amerikane në Gjirin Persik

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi paralajmëroi për “pasoja të rrezikshme” nga pozitat dhe veprimet amerikane në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Aragçi gjatë bisedës telefonike me kolegun e tij kinez, Vang Li deklaroi se “veprimet provokative” nga ana e SHBA-së në mënyrë shtesë do ta komplikojnë situatën në rajon, duke aluduar në tentimet e Uashingtonit që t’i vendos, siç tha, “bllokadë detare” Iranit dhe të ndikojë në qarkullimin e anijeve në ngushticë.

Në bisedën me funksionarin kinez, ministri iranian i ka përmendur edhe ngjarjet më të reja në rajon, pasi SHBA-ja shpalli ndërprerje dyjavore të sulmeve ndaj Iranit.

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se propozimi prej 10 pikave që e ka parashtruar Irani paraqet “bazë të zbatueshme të negociatave”.

Megjithatë, pas negociatave për armëpushim në Islamabad, Teherani ka shfaqur keqardhje që ajo që e ka quajtur “kërkesa të tepruara” të Uashingtonit e ka penguar suksesin e bisedave.

Përfaqësuesit iranianë theksuan se ndërprerja e plotë e të gjitha formave të sulmeve ndaj vendit është kusht “kyç” i Republikës Islamike.

Lajme te lidhura

spot_img