BallinaLAJMEFranca do t’u shpërndajë qytetarëve “doracak mbijetese” për emergjenca, përfshi luftën

Franca do t’u shpërndajë qytetarëve “doracak mbijetese” për emergjenca, përfshi luftën

Franca po përgatitet të shpërndajë një “manual mbijetese” për çdo shtëpi që t’i ndihmojë qytetarët të përgatiten në rast të “kërcënimeve të menjëhershme” – përfshirë konfliktin e armatosur në tokën franceze, ka raportuar televizioni amerikan, CNN.

“Manuali i mbijetesës synon t’i inkurajojë qytetarët që të zhvillojnë qëndrueshmërinë e tyre përballë krizave të ndryshme”, ka deklaruar zëdhënësja e kryeministrit François Bayrou për televizionin CNN të mërkurën.

“Kjo përfshin katastrofat natyrore, incidentet teknologjike dhe kibernetike, kriza shëndetësore, si COVID-19 dhe krizat e sigurisë, si sulmet terroriste dhe konflikti i armatosur”, ka deklaruar ajo.

Nëse aprovohet nga kryeministri Bayou, manuali prej 20 faqesh do të dërgohet nëpër shtëpitë e francezëve para kësaj vere.

Plani francez pason përditësimet e manualeve lëshuar miliona shtëpive në Suedi dhe Finlandë, që përfshijnë instruksione sesi të përgatiten qytetarët në rast të efekteve të konflikteve ushtarake, mungesës së komunikimeve dhe mbetjes pa energji elektrike, si dhe në rast të motit ekstrem.

Doracaku i ri do të jetë i ngjashëm me përmbajtjen e atij të postuar në faqen e qeverisë finlandeze, të lansuar në vitin 2022, që ofron këshilla sesi të përgatiten qytetarët në rast emergjencash.

Manuali do të ndahet në tri seksione, duke ofruar këshilla praktika sesi të mbroni veten dhe të dashurit tuaj karshi rrezikut të menjëhershëm.

Në mesin e rekomandimeve do të jetë edhe ai që të keni një listë të kontakteve (të shërbimeve të zjarrfikësve, policisë dhe ambulancës); të dinin cilat radiostacione të dëgjoni dhe të siguroheni se të gjitha dyert janë të mbyllura në rast të ndonjë aksidenti bërthamor.

Manuali do të ofrojë këshilla edhe sesi të mbrohet komuniteti, si krijimi i njësiteve vullnetare ose grupeve lokale për luftimin e zjarrit.

Manuali ka edhe këshilla që të sigurohet një “pako mbijetese”, duke përfshirë në të g jashtë litra ujë, pako të vogla ushqimore, akumulator energjie dhe bateri ndriçuese në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Gjithashtu do të këshillojë qytetarët që të blejnë ilaçe. “Është shumë e rëndësishme të jesh i përgatitur për një krizë dhe mendoj se qeveria po ndërmerr hapat e duhur”, ka thënë për televizionin CNN Moussa Saki, kamerier 19 vjeç në Paris. “Unë nuk jam i shqetësuar për luftë në tokën franceze, por njerëzit duhet të dinë se çfarë të bëjnë, për çdo rast”, tha ai. “Gjërat e domosdoshme si ilaçet dhe ushqimi duhet t’i jepen çdo familjeje”.

Lajme te lidhura

spot_img