BallinaLAJMEFinalja e EURO2028 do të luhet në "Uembli"

Finalja e EURO2028 do të luhet në “Uembli”

Federata evropiane e futbollit (UEFA) e konfirmoi orarin e ndeshjeve për Kampionatin evropian 2028, sipas ueb faqes së organizatës.

Nikoqirë të EURO2028 do të jenë Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi. Gjithsej janë caktuar 51 ndeshje. Ndeshja e parë në kampionat, ku do të marrin pjesë ekipe të Grupit A, do të luhet më 9 qershor të vitit 2028, në Stadiumin kombëtar të Uellsit në Kardif.

Gjysmëfinalet (4 dhe 5 korrik) dhe finalja (9 korrik) do të luhen në stadiumin “Uembli” në Londër.

Janë konfirmuar tre kohë për fillimin e ndeshjeve për EURO2028: 15:00, 18:00 dhe 21:00 sipas kohës qendrore evropiane. Finalja do të fillojë në ora 18:00.

Lajme te lidhura

spot_img