Dr. Merale Ferati nga sot e tutje do të udhëheq me I.P.SH Spitalin e specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair.
Emërimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm, kur fokusi është te rritja e efikasitetit, përmirësimi i shërbimeve dhe përmbushja e objektivave strategjike të spitalit. Ajo e merr këtë përgjegjësi me synim forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Uzeiri Ferati është një profesioniste e dëshmuar dhe e përkushtuar në fushën e gjinekologjisë, me përvojë të gjatë si në praktikën mjekësore ashtu edhe në jetën publike, duke sjellë kështu në këtë spital përvojën profesionale dhe vizionin e qartë për avancimin e këtij institucioni shëndetësor.
Ajo është kuadër i Lëvizjes Arbëria, pjesë e koalicionit VLEN, derisa më herët ka ushtruar edhe funksionin e deputetes në Kuvendin republikan.



