BallinaLAJMEDo të distribuohet materiali i besueshëm deri te KZK-të për zgjedhjet lokale

Do të distribuohet materiali i besueshëm deri te KZK-të për zgjedhjet lokale

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir në mëngjes pritet të fillojë distribuimi i materialit të besueshëm deri te Komisionet zgjedhore komunale për votim në Zgjedhjet lokale 2025 të dielën. Nga KZK materiali i besueshëm – fletvotimet dhe Listat zgjedhore pastaj do të distribuohen deri te këshillat zgjedhorë. Distribuimi do të bëhet me sigurim të vazhdueshëm dhe të plotë nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Materiali i besueshëm do të sigurohet nga policia deri në ditën e votimit, respektivisht deri të dielën më 19 tetor.

Janë shtypur aq fletvotime sa janë regjistruar votues në Listën zgjedhore dhe atë për kryetar të komunave dhe për këshilltarë, nga 1.832.415 dhe në mënyrë shtesë për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe për këshilltarë, ku të drejtë vote kanë gjithsej 474.304 votues.

Për shtypje të fletvotimeve janë paraparë 48 milionë denarë, por sa do të harxhohen do të dihet pasi të shihet në pajtim me rezultatet ku do të ketë rreth të dytë të zgjedhjeve dhe edhe sa fletvotime do të nevojitet të shtypen.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale është 1.832.415 votues. Nga këta votues në çertifikatat e Listës zgjedhore janë regjistruar 1.717.803 votues, ndërsa në pajtim me evidencën e organave kompetente, të drejtë vote kanë gjithsej 112.000 votues, të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja, 2.162 votues të cilët gjenden në vuajtje të dënimit me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë për pleq. Votim të diasporës për Zgjedhjet lokale nuk ka në pajtim me Kodin zgjedhor, ashtu që ata që dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duhet të vijnë në vend.

Të shtunën, më 18 tetor, të parët do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Janë paraqitur rreth 9.000 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, që është më shumë se në zgjedhjet lokale në vitin 2021. Të shtunën do të votojnë edhe 2.162 të burgosur dhe 450 votues nga shtëpitë për pleq.

Të dielën votimi fillon në ora 7 në mëngjes dhe do të zgjat deri ora 19. Votohet vetëm një herë, votimi është i fshehtë, ndërsa në këto zgjedhje për identikimin e votuesve do të përdoren aparatet për identifikim biometrik.

Zgjedhjet lokale më 19 tetor 2025 do të jenë të tetat që nga pavarësia e shtetit, ndërsa të katërtat ku zgjedhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Lajme te lidhura

spot_img