BallinaLAJMEDetaje të reja nga policia: Si ndodhi ekzekutimi i 26-vjeçarit në lagjen...

Detaje të reja nga policia: Si ndodhi ekzekutimi i 26-vjeçarit në lagjen Dyqanxhik!

Dy persona të armatosur në motoçikletë kanë qëlluar drejt një grupi prej pesë personash në lagjen duqanxhik të Shkupit, me ç’rast është qëlluar 26-vjeçari A.M., i cili më vonë ka ndërruar jetë në spital, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përcjell zyrtare.net

Të shtënat janë raportuar më 6 shtator, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.

Sipas MPB-së, në momentin e sulmit, D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, qëndronin para vitrinës së një kompanie.

Në atë moment, para tyre është ndalur një motoçikletë me dy persona. Nga motoçikleta është shtënë me armë zjarri drejt grupit, pas së cilës dy sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Një nga plumbat ka goditur A.M. Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku më vonë ka ndërruar jetë.

Nga MPB-ja, për momentin, nuk bëjnë të ditur nëse sulmuesit janë identifikuar, ndërsa nuk është bërë i ditur as motivi i mundshëm i vrasjes.

 

Lajme te lidhura

spot_img