BallinaLAJMEDemiri: Dilni e votoni, vendosni për 4 vitet e ardhshme

Demiri: Dilni e votoni, vendosni për 4 vitet e ardhshme

Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit i mbështetur nga koalicioni VLEN, Zulhajrat Demiri, pasi votoi në fshatin Gradec, shprehu kënaqësi me rrjedhën e zgjedhjeve dhe fushatës.
“E përmbusha detyrimin tim si qytetar dhe votova me krenari dhe shpresë se kjo do të sjellë vendimin e qytetarëve të cilës duhet t’i përgjigjemi me punë dhe ndershmëri. Pjesëmarrja është në nivel të lartë dhe u bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Demiri.
Ai shprehu kënaqësi me mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore dhe se zgjedhja u takon qytetarëve dhe u takon atyre të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme, bazuar në programet që u prezantuan.

Lajme te lidhura

spot_img