BallinaLAJMEBOTATramp: Mund t’i detyroj vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB...

Tramp: Mund t’i detyroj vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB ta bëjnë këtë menjëherë

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se mund ta zgjidhë shumë lehtë problemin financiar të Kombeve të Bashkuara duke i detyruar vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB ta bëjnë këtë menjëherë.

Trampi, në një bisedë telefonike për “Politiko”, tha se nuk është në dijeni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i përmbushnin të gjitha detyrimet e tyre ndaj OKB-së.

Ai theksoi se është bindur se mund t’i zgjidhë shumë lehtë problemet financiare të OKB-së duke i detyruar vendet e tjera të paguajnë anëtarësimin, por vetëm nëse OKB-ja do ta kërkonte këtë. Trampi refuzoi të thotë nëse SHBA-ja  do t’i paguajë miliarda dollarët që i detyrohet OKB-së.

“E tëra çfarë duhet të bëj është t’i telefonoj këto vende… ata do të dërgojnë çekë brenda pak minutash”, theksoi Tramp.

Zyrtarë të lartë të OKB-së kanë paralajmëruar se organizata botërore mund të detyrohet të pakësojë operacionet ose edhe të mbyllë selinë e saj në Nju Jork nëse mbet pa para të gatshme, transmetoi “NjuJork tajms”

“Mendoj se kjo nuk është e përshtatshme. OKB-ja nuk duhet të largohet nga Nju-Jorku dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse OKB-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Tramp. Ai theksoi se OKB-ja do të zgjidhë konfliktet ushtarake kur ai nuk do të jetë më në gjendje ta bëjë këtë.

Trampi u tërhoq nga një numër institucionesh shumëpalëshe si në mandatin e tij të parë ashtu edhe në atë të dytë, ndërsa në janar nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata, agjenci dhe komisione, përfshirë agjencinë e OKB-së për popullsinë dhe marrëveshjen e OKB-së me të cilën krijohen negociata ndërkombëtare për klimën.

Lajme te lidhura

spot_img