BallinaLAJMEBOTAPërplasja me Trump i shërben Zelenskyt! Rritet besueshmëria ndaj presidentit ukrainas

Përplasja me Trump i shërben Zelenskyt! Rritet besueshmëria ndaj presidentit ukrainas

Duket se përplasja në “Shtëpinë e Bardhë” me presidentin Donald Trump i ka shërbyer për mirë liderit ukrainas, Volodymyr zelensky.

Niveli i besimit te presidenti ukrainas është rritur në 67%, sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë së Kievit (KMIS) nga 14 shkurti deri më 4 mars.Nga ana tjetër, sipas studimit më pak se një e treta e të anketuarve (29%) nuk e mbështesin presidentin aktual.

Sipas institutit, besimi te presidenti është rritur me 10 për qind në krahasim me sondazhin e kryer nga 4 deri më 9 shkurt 2025, kur 57 të anketuar thanë se i besojnë Zelenskyt. Udhëheqësi ukrainas mbështetet më së shumti nga rajonet jugore (69 për qind), dhe më pak i mbështetur nga rajonet lindore (60 për qind).

Lajme te lidhura

spot_img