Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen menjëherë në konfliktin njëjavor midis Izraelit dhe Iranit.
Makron deklaroi se Teherani duhet të tregojë gatishmëri për t’u rikthyer në tryezën e negociatave lidhur me programin e tij bërthamor.
“Tashmë disa ditë, Franca ka pasur një zë të qartë dhe të thjeshtë: nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe popullsisë civile”, u tha ai gazetarëve gjatë mbërrites në një shfaqje ajrore në Paris.



