Administrata Trump po largon shumë diplomatë karriere nga pozicionet ambasadoriale jashtë vendit, duke shënuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në ristrukturimin e përgjithshëm të trupit diplomatik nga Departamenti i Shtetit.
Sipas CNN , më shumë se 20 diplomatësh të lartë janë njoftuar se duhet të largohen nga postet e tyre brenda muajit të ardhshëm.
Diplomatët u emëruan në ambasada anembanë botës gjatë mandatit të Biden, por ata janë diplomatë karriere, që do të thotë se kanë shërbyer për vite me radhë në shërbimin e jashtëm nën presidentët e të dyja partive.



