Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi nga Aleanca kombëtare për integrim informoi se dje ka realizuar takim me banorët e lagjes Jashtë-vardarit, me të cilët ka biseduar për projektet e papërfunduara komunale. Rexhepi paralajmëroi fundin e këtij modeli menaxhimi më 19 tetor.
“Ishim për vizitë në lagjen Jashtë-vardarit, ku premtimet e rreme u shndërruan në një makth të vërtetë për banorët. Puna që kishte filluar për furnizimin me ujë mbeti e papërfunduar, duke lënë rrugë të dëmtuara, automjete të dëmtuara dhe familje të tëra pa ujë. Ky është realiteti i improvizimeve dhe mashtrimeve të qeverisë aktuale. Më 19 tetor, Tetova do t’i japë fund këtij modeli menaxhimi, sepse qyteti ynë meriton punë me plan, përgjegjësi dhe dinjitet për çdo lagje”, theksoi Bajram Rexhepi.



