BallinaSportUEFA mahnitet me shqiptarin, në Turqi tregojnë se gjermani e ndryshoi yllin...

UEFA mahnitet me shqiptarin, në Turqi tregojnë se gjermani e ndryshoi yllin kuqezi

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer, pas atij të kaluarit.

Vetëm se këtë herë, për herë të parë, po kontribuon edhe te Kombëtarja si titullar i padiskutueshëm.

UEFA komenton supergolin e Muçit, që i hapi rrugë fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës. “Ernest Muçi e goditi aq ëmbël”, shkruan UEFA.

Në Turqi ndërkohë e kanë gjetur personin, që po e ndihmon edhe më shumë yllin kuqezi.

Bëhet fjalë për trajnerin Tomas Reis te Trabzonspori.

Trajneri gjerman regjistron 8 fitore dhe 1 humbje deri tani në Trabzon. Muçi bashkë me Salah janë padyshim lojtarët kyç në repartin ofensiv.

Merita kryesore ka edhe trajneri i mëparshëm i Trabzonsporit. Nëse nuk do të ishte besimi i Fatih Teke, potenciali i jashtëzakonshëm i pogradecarit nuk do të tregohej që në edicionin e kaluar.

Lajme te lidhura

spot_img