VMRO-DPMNE: Për LSDM-në dhe Filipçen, çdo investim i ri është shkas për manipulime politike
Venko Filipçe dhe LSDM-ja po përpiqen sërish të krijojnë panik rreth investimeve të reja dhe zhvillimit teknologjik të Maqedonisë së Veriut. Është interesante se të njëjtët që sot paralajmërojnë për çdo rrezik të mundshëm nga qendrat e të dhënave, kur ishin në pushtet promovonin prioritete krejtësisht të ndryshme, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
“Kur LSDM-ja ishte në pushtet, në vend që ta poziciononte Maqedoninë e Veriut si qendër të teknologjive bashkëkohore dhe investimeve të teknologjisë së lartë, në opinion mbizotëronte tema e marihuanës dhe hapjes së atij sektori.
Sot, kur Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja po bisedon me investitorë potencialë seriozë për qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën digjitale, Filipçe përsëri kërkon arsye për të kritikuar.
Dallimi është i qartë.
VMRO-DPMNE-ja flet për qendra të të dhënave, digjitalizim, teknologji të reja dhe investime. LSDM-ja përsëri flet për frikë, dyshime dhe konstrukte politike.
Është e qartë se, për LSDM-në, çdo investim i ri në Maqedoninë e Veriut përbën arsye për alarm politik, sepse janë të përqendruar vetëm tek interesat e tyre, në vend që të fokusohen në përfitimet që vendi mund t’i ketë nga zhvillimi i infrastrukturës bashkëkohore digjitale.
Maqedonia e Veriut duhet të jetë konkurruese dhe t’i ndjekë trendet bashkëkohore teknologjike. Qendrat e të dhënave janë pjesë e infrastrukturës digjitale të ekonomive moderne dhe mund të sjellin investime, si dhe zhvillim shtesë të sektorit të teknologjisë informative dhe atij teknologjik.
Qëllimi i VMRO-DPMNE-së është që Maqedonia e Veriut të bëhet një vend ku investohet, zhvillohet teknologjia, hapen vende të reja pune dhe krijohen më shumë mundësi për qytetarët”, thuhet në reagimin e Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së.



