BallinaLAJMEMaqedoniIlire Dauti: Kauzat politike nuk lindin në zyra por në terren, shkulëm...

Ilire Dauti: Kauzat politike nuk lindin në zyra por në terren, shkulëm ‘gjembat’ për shqiptarët

Në kuadër të Kongresit të parë të “Lidhjes Shqiptare”, deputetja Ilire Dauti ka mbajtur një fjalim politik ku theksoi se kauzat e vërteta politike nuk krijohen në zyra apo institucione, por burojnë nga nevojat e qytetarëve dhe realiteti në terren.

Ajo falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite, duke theksuar se përmes angazhimit të përbashkët sot jepet përgjigje për sfidat e përditshme me të cilat përballen qytetarët.

“Ky nuk është vend ku thjesht vjen, por vendi i vendit tonë, sepse vendi i çdo shqiptari është aty ku mbrohet dinjiteti,” u shpreh Dauti.

Ajo tha se çdo gjeneratë ka përgjegjësitë e veta dhe mënyrën se si duhet të kontribuojë për kombin, duke shtuar se pabarazia vazhdon të mbetet një sfidë e përditshme.

“Secila gjeneratë ka përgjegjësitë e veta… në këtë rrugë që e quajmë politikë, ekzistojnë dy mendësi: njëra që përfaqëson përfitimet dhe lë pas ‘gjembat’ për popullin, dhe tjetra që sakrifikon për t’i hequr ato gjemba për gjeneratat e reja,” theksoi ajo.

Duke folur për bashkëpunimet politike, Dauti vlerësoi rolin e Aleancës për Shqiptarët, duke thënë se ajo ka kontribuar në “heqjen e pengesave për shqiptarët” dhe në avancimin e pozitës së tyre politike.

“Ne sot do të vazhdojmë këtë maratonë. Lidhja Shqiptare është gjallë,” shtoi ajo.

Ajo përmendi gjithashtu arritje politike të rëndësishme në vitet e fundit, duke theksuar se përmes bashkëpunimit është rrëzuar një regjim, janë hapur dyert e NATO-s dhe është arritur përfaqësim më i lartë politik i shqiptarëve në qeverisje.

 

Lajme te lidhura

spot_img