BallinaLAJMEMaqedoniKongresi i Lidhjes Shqiptare mbledh figura nga BDI, VLEN, LSDM dhe parti...

Kongresi i Lidhjes Shqiptare mbledh figura nga BDI, VLEN, LSDM dhe parti të tjera

Në Tetovë ka filluar Kongresi i Lidhjes Shqiptare të Ziadin Sela, i cili po mbahet në Pallatin e Kulturës në qytet.

Në sallë janë të pranishëm edhe përfaqësues të partive të ndryshme politike në vend, përfshirë deputetët e BDI, VLEN, si dhe përfaqësues nga LSDM dhe Partia Boshnjake.

Mes të pranishmëve janë vërejtur edhe figura politike si Arbër Ademi dhe Arta Bilalli Zendeli, si dhe ministrat Muhamet Hoxha dhe Besar Durmishi, ndërsa pjesë e ngjarjes është edhe Hajurulla Misini nga partia Populli.

Punimet e kongresit kanë nisur në një atmosferë të pranishmërisë së gjerë politike, duke mbledhur përfaqësues nga parti dhe struktura të ndryshme, në një ngjarje që synon diskutimin e çështjeve organizative dhe politike të Lidhjes Shqiptare.

Lajme te lidhura

spot_img