BallinaLAJMEMaqedoniKryetari i Dibrës, Fisnik Mela vizitoi Lubjanën

Kryetari i Dibrës, Fisnik Mela vizitoi Lubjanën

 Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela ka realizuar vizitë zyrtare në Komunën e Lubjanës, ku u prit në takim nga kryetari i qytetit, Zoran Jankoviq.

Gjatë takimit është folur për përvojat dhe praktikat në menaxhimin modern të qyteteve, zhvillimin urban dhe organizimin e shërbimeve komunale.

“Lubjana përfaqëson një shembull shumë të mirë të menaxhimit të qëndrueshëm të qytetit, veçanërisht në aspektin e pastërtisë së qytetit, planifikimit urban, transportit publik dhe menaxhimit të hapësirave publike”, ka thënë Mela.

Në kuadër të vizitës, delegacioni zhvilloi gjithashtu takim edhe me zëvendëskryetarin e Lubjanës, Dejan Crnek, si dhe me shefin e sektorit për mbrojtjen e mjedisit, ku u diskutua për politikat dhe praktikat që qyteti i Lubjanës zbaton në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që u realizua kjo vizitë zyrtare dhe që u krijua mundësia për shkëmbim përvojash që mund të jenë të dobishme për zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Dibrës”, ka thënë Mela.

Lajme te lidhura

spot_img