BallinaLAJMEBOTATramp: Raketat iraniane në masë të madhe janë shkatërruar

Tramp: Raketat iraniane në masë të madhe janë shkatërruar

Mbrojtja ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar tërësisht ose në masë të madhe, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp, njoftoi DPA.

“Më nuk ekziston arma e tyre kundërajrore. Do të thotë, ata nuk kanë forca ajrore. Ata nuk kanë mbrojtje ajrore.Të gjitha aeroplanët e tyre janë zhdukur”, tha Tramp.

Presidenti amerikan shtoi se janë shkatërruar 60 për qind nga raketat iraniane dhe 64 për qind nga lançuesit e tyre, shtoi agjencia gjermane.

“Sapo ta lëshojnë raketën, për katër minuta lançuesi i tyre goditet”, tha ai.

Së bashku me programin bërthamor dhe Marinën e Iranit, Uashingtoni paraprakisht e identifikoi programin raketor të vendit si objektiv kyç ushtarak.

Lajme te lidhura

spot_img