Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri e shoqëruar nga ministri Muhamet Hoxha sot në Strugë kanë takuar strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë.
Zekolli Shaqiri vlerëson lartë strukturat e LD-së në Strukë duke shënuar se “Ky ekip i palodhur është një motor i fuqishëm i promovimit të ndryshimit – një forcë pa të cilën sot nuk do të ishte e mundur që ne të ushtronim përgjegjësitë tona dhe të çonim përpara vizionin tonë politik për ndryshime konkrete në ekzekutiv në të mirë të shoqërisë. Takimi ishte shumë i frytshëm. Diskutuam për hapat e mëtejmë që na presin drejt forcimit, bashkimit dhe unifikimit tonë si VLEN”.



