BallinaRajon - BotëPapa Leo XIV apel për Lindjen e Mesme: Ndalni spiralen e dhunës...

Papa Leo XIV apel për Lindjen e Mesme: Ndalni spiralen e dhunës para se të jetë vonë! Përgjegjësi morale për të shmangur tragjedinë

Papa Leo XIV u bëri të dielën një thirrje palëve të përfshira në konflikt për të ndaluar “spiralen e dhunës” në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit që shkaktuan hakmarrje dhe përshkallëzim të tensioneve.

Në një fjalim përpara turmës së besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha:

“Përballë mundësisë së një tragjedie me përmasa të mëdha, u bëj thirrje palëve të përfshira të marrin përsipër përgjegjësinë morale për të ndaluar spiralen e dhunës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme.”

Deklarata e tij vjen pas sulmeve ajrore dhe hakmarrjeve që pasuan vrasjen e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei.

Lajme te lidhura

spot_img