Një grua ka ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë u lënduan sot në Sarajevë kur një tramvaj doli nga shinat në njërën nga rrugët më të ngarkuara pranë Muzeut kombëtar të Bosnje e Hercegovinës dhe ambasadës amerikane.
“Një person humbi jetën. Sipas të dhënave momentale, dy persona u lënduan. Prokurori është informuar, ndërsa policia është në vendngjarje”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve, tramvaji doli nga shinat rreth mesditës dhe ka thyer mburojën ku ka rrëshqitur dhjetë metra në rrugë. E gjithë pjesa e përparme e tramvajit është shkatërruar.
Në aksident, gruaja u shtyp nga tramvaji i cili doli nga shinat. Për të arritur te trupi i saj, zjarrfikësit duhej prerë strukturën e dëmtuar të automjetit.
Bëhet fjalë për një nga tramvajet e vjetra të prodhimit çek të cilët po përdoren gjithnjë e më pak, sepse vitin e kaluar filluan të zëvendësohen me automjete të reja të prodhuara nga kompania zvicerane Shtadler.



