BallinaLAJMEI plagosuri nga të shtënat në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetë,...

I plagosuri nga të shtënat në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetë, pas ekzaminimeve është transferuar në klinikat e Shkupit

I plagosuri nga të shtënat e sotme në rrugën “Dimitrija Tucakoviq” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve të kryera në Spitalin e përgjithshëm është dërguar për Shkup, informoi për MIA-n, drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stoshevski.

“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në pjesën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuter. Personi është jashtë rrezikut për jetë. Ai me automjet është transportuar në klinikat në Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, deklaroi drejtori Stoshevski.

Ndërkohë, nga Qendra e Emergjencës pranë TOARKIQE, konfirmuan për MIA-n se personi i plagosur nga të shtënat në qendër të Kumanovës është sjellë tek ata. Shtesë do të kumtojnë më shumë informacione për të plagosurin.

MPB kumtoi se i plagosuri është Z.SH (43) nga shtati Sllupçan, komuna Likovës, dhe se është transportuar në spitalin e Kumanovës.

“Sot në orën 13:54 në SPB Kumanovë është paraqitur se në kryqëzimin e rrugës “Dimitrije Tucoviq” me rr. “11 Tetori” në Kumanovë, dy persona në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti pasagjerësh “Volksvagen Golf,” të drejtuar nga Z.Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, i cili ka pësuar lëndime dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Kumanovës”, theksohet në informacionin nga MPB-ja.

Ekipet e policisë janë në terren duke kryer inspektim, ndërsa rruga “11 Tetori” është e bllokuar, ku përveç ndërtesës së vetëqeverisjes lokale, janë vendosur të gjitha institucionet më të rëndësishme – gjykata, policia, posta.

Lajme te lidhura

spot_img