Prezantimi i kandidatëve për kryetarë komunash dhe për këshilltarë në kuadër të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025 vazhdon edhe sot, ndërsa në fokus të tubimeve janë fjalimet e liderëve të partive më të mëdha.
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni sot do të zhvillojnë takime me qytetarë dhe tubime në Mavrovë-Rostushë, Gostivar dhe në Tetovë.
Karvani parazgjedhor i LSDM-së është në Dojran, Gjevgjeli dhe në Vallandovë.
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, do të mbajë konferencë për shtyp në Komunën e Butelit, në kryqëzimin e rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”.
Sipas paralajmërimeve konferencë për shtyp në selinë e BDI-së në Shkup do të mbajë edhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani dhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Selver Ajdini, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Butelit, Isamedin Azizi.
Deklarata për mediat do të kenë edhe Kaja Shukova, kandidatja për kryetare të Shkupit nga LSDM dhe Koalicioni dhe Vllatko Mitovski, kandidat për kryetar të komunës së Gazi Babës tek sheshi në lagjen Autokomandë në Komunën Gazi Babë, si dhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq ku do të prezantojë zgjidhjen e plotë për transportin publik në Shkup.
Nga E Majta për sot paralajmëruan takime me qytetarët në Negotinë, ku do të marrin pjesë lideri i partisë Dimitar Apasiev, deputeti Sashko Jançev, kryetari i listës Nikolla Llambev dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë.



