BallinaLAJMEBOTANë BE ka dyfish më shumë familje me kafshë shtëpiake se sa...

Në BE ka dyfish më shumë familje me kafshë shtëpiake se sa me fëmijë

Familjet në vendet e Bashkimit Evropian më shumë preferojnë të kenë kafshë shtëpiake sesa fëmijë. Në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostatit, në BE ka pasur pothuajse 202 milionë familje, ndërsa vetëm 47.6 milionë (23,6%) prej tyre kanë fëmijë, ndërsa 76,4% janë pa fëmijë. Kafshë shtëpiake, kanë rreth 91 milionë familje evropiane (46%).

Pjesë më të madhe të familjeve me fëmijë ka në Sllovaki (35.6%), Irlandë (31.0%) dhe Qipro (28.6%). Në të kundërt, përqindjet më të ulëta janë regjistruar në Finlandë (18.0%), Lituani (19.6%) dhe Gjermani (20.1%).

Nga familjet me fëmijë, pothuajse gjysma (49.8%) kanë një fëmijë, 37.6% kanë dy dhe 12.6% kanë tre ose më shumë fëmijë.

Familjet me një fëmijë janë dominuese në të gjitha vendet e BE-së, përveç në Holandë, ku pjesa e familjeve me dy fëmijë është më e lartë. Familjet me tre ose më shumë fëmijë janë më të shumta në Irlandë me 20.6%, 18.1% në Suedi dhe 17.4% në Finlandë.

Pothuajse gjysma e familjeve në BE ruajnë kafshë shtëpiake. Numri i përgjithshëm i manarëve është rreth 340 milionë, nga të cilat 127 milionë mace, 104 qenë, 53 milionë zogj, 29 milionë gjitarë të vegjël, 22 milionë peshq akuariumi dhe 11 milionë terrariume.

Sipas Federatës së industrisë evropiane për ushqim të kafshëve shtëpiake (PEDIAF), evropianët vetëm për ushqim të kafshëve të tyre shtëpiake, për një vit shpenzojnë rreth 30 miliardë euro, ndërsa edhe 24,5 miliardë për produkte dhe shërbime tjera të ndërlidhura.

Në Maqedonis, sipas regjistrimit të fundit ka 538.348 familje, ndërsa porej tyre rreth gjysma kanë vetëm një fëmijë.

Sa i përket kafshëve shtëpiake, statistikë të saktë nuk ka. Sipas të dhënave të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në vitin 2023 ka pasur 84.949 manarë të regjistruar, por vlerësohet se numri i tyre është më i madh dhe arrin mbi 200 mijë.

Në vitin 2024, tregu i ushqimit për kafshë shtëpiake në vend ka tejkaluar 32 milionë dollarë.

/MIA/

Lajme te lidhura

spot_img